“Nuk më pëlqeu”, Tomas Myler konfirmon largimin nga Bajerni nëpërmjet një letre emocionuese

Thomas Myler dhe FC Bajern do t’i japin fund historisë së tyre të madhe të suksesit në verë. Lajmin e zyrtarizoi para pak çastesh vetë kampioni i botës në 2014-ën, i cili pranoi se kontrata e tij nuk do të rinovohet më nga klubi.
“Përshëndetje tifozë të Bajernit, pasi shumë spekulimesh rreth të ardhmes sime, do të doja të përdorja këtë letër për ju për t’ju dhënë qartësi. Edhe pas gjithë këtyre viteve, pavarësisht nga minutat që kam luajtur, unë ende kënaqem shumë duke qenë në fushë me djemtë dhe duke luftuar për tituj së bashku për ngjyrat tona. Këtë gjë mund ta imagjioja që ta bëja edhe vitin që vjen”, shkruan 35-vjeçari në profilin e tij në Instagram.
Mes të tjerash lojtari tregoi qartë se kishte vullnet që të qëndronte edhe për një tjetër sezon, por vendimi për të shkëputur marrëdhënien u mor nga drejtuesit e Bajernit. “Megjithatë, klubi me vetëdije vendosi të mos negociojë një kontratë të re me mua për sezonin e ardhshëm. Edhe përse kjo nuk korrespondonte me dëshirat e mia është e rëndësishme që klubi të ndjekë bindjet e tij. Unë e respektoj këtë hap, të cilin bordi i drejtorëve dhe bordi mbikëqyrës sigurisht që nuk e morën lehtë”, vazhdoi legjenda e Bajernit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




