“Nuk mendoj se e ka humbur ritmin”, Kompany flet për gjendjen e Kane para sfidës me Realin

UEFA Champions League | 7 muaj më parë

Harry Kane u rikthye në stërvitjen me ekipim të hënën, pasi u rikuperua nga një dëmtim në kyçin e këmbës përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve midis Bayern dhe Real Madrid të martën.

Duke folur në konferencën për shtyp të hënën, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, konfirmoi se Kane është i disponueshëm, por një vendim nëse ai do të fillojë nga minuta e parë nuk do të merret deri të martën.

“Ishte e rëndësishme që ai bëri stërvitje sot. Nuk mendoj se e ka humbur ritmin. Do të presim deri nesër dhe pastaj do të vendosim”, tha Kompany, i cili ka në dispozicion pothuajse një skuadër të plotë.

“Të gjithë janë të disponueshëm përveç Sven Ulreich. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe jemi gati për ndeshjen”.

Duke reflektuar mbi takimin e tij të parë me Real Madridin si trajner, Kompany shtoi: “Gjithçka do të ketë rëndësi nesër. Kjo është hera ime e parë këtu si trajner, por kemi shumë përvojë në ndeshje si kjo. Rezultati do të përcaktohet pjesërisht nga taktikat, por mbi të gjitha nga gjërat e vogla, cilësia individuale e lojtarëve”.

“Ne jemi përgatitur plotësisht për Realin dhe kemi studiuar atë që bënë kundër Cityt. Është ndoshta ndeshja më e vështirë jashtë fushe, por ne duam të fitojmë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme