Objekti i dyshimtë në rrugë i lidhur me telefon, forcat xheniere çaktivizojnë lëndën plasëse në Durrës

Pas alarmit të ngritur mëngjesin e kësaj të premte (28 gusht) në lidhje me një objekt të dyshimtë të lidhur me telefon të gjetur në lagjen nr.3 në Durrës, forcat xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e një sasie të vogël lënde plasëse.
Pas konstatimit të objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë siguruan menjëherë perimetrin dhe morën masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Specialistët xhenierë të RENEAS ndërhynë në vendngjarje dhe neutralizuan lëndën plasëse, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar se kush e ka vendosur objektin e dyshimtë dhe qëllimin e këtij veprimi.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




