Ofensivë e re tokësore në Gaza – Izraeli vret dhjetëra fëmijë në dy shkolla të kthyera në strehimore

Ushtria izraelite njoftoi për nisjen e një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazas më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze. “Trupat kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që terroristët e Hamasit përdornin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste”, u tha në njoftimin e ushtrisë.
Izraeli tha se civilët do të lejohen të evakuohen nga zonat e luftimeve përmes “rrugëve të organizuara për sigurinë e tyre”. Por ndërkohë si pasojë e bombardimeve izraelite në 24 orët e fundit u vranë 44 palestinezë, mbi gjysma e tyre fëmijë të cilët ishin strehuar në dy shkolla që strehonin banorët e zhvendosur.
Sulmet ishin të fundit në ofensivën e rifilluar izraelite ka vrarë më shumë se 1.160 viktima dhe ka plagosur mbi 2.700 që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e janarit dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe grupit të Hamas.
Izraeli i cili prishi armëpushimin njoftoi se do të vepronte me “forcë ushtarake në rritje” kundër Hamasit me arsyetimin se ka refuzuar propozimet e reja të tij për armëpushim. Hamasi deklaroi se “Izraeli nuk i zbatoi premtimet e tij dhe duke mos përmbushur përgjegjësitë rifilloi gjenocidin kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës në prani të vendeve ndërmjetësuese të armëpushimit”.
Gjithsej, mbi 50.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




