Ofertë e frikshme nga Arabia për Lewandowskin

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Është pranë largimit nga Barcelona, por sulmuesi polak, ​​Robert Lewandowski ka disa oferta në tavolinë. Nga Amerika në Itali, ku Milan dhe Juventus kanë bërë lëvizjet e tyre.

Por kujdes nga Al Hilal: klubi arab, i drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi, zbulojnë mediat polake, i ka ofruar sulmuesit një kontratë me vlerë 90 milionë euro në sezon.

Një shumë e frikshme që po e bën të pasigurt 37-vjeçarin, të lindur në Varshavë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme