OKB jep alarmin: Rrezik i pashmangshëm për masakra në Sudan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e thellë për një “rrezik të pashmangshëm të mizorive në masë” në Sudan.
Ky alarm vjen teksa forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë rrethuar qytetin strategjik El-Obeid.
Përmes një deklarate zyrtare për media, Këshilli i Sigurimit i ka bërë thirrje urgjente palëve që të ndalin menjëherë luftimet.
“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin për rrezikun e pashmangshëm të mizorive në masë dhe kërkuan që RSF-ja të ndalojë menjëherë sulmin e saj ndaj El-Obeid”, thuhet në deklaratën e OKB-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se Sudani ndodhet në një krizë të rëndë humanitare dhe sigurie që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur midis ushtrisë rregulltare dhe forcave paraushtarake RSF.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




