Olise dhuron spektakël me tripletë, Franca hipën e buzëqeshur në avionin amerikan

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Pas humbjes me Bregun e Fildishtë, Franca ka sistemuar gjithçka në miqësoren e fundit para debutimit në Kupën e Botës 2026. “Gjelat” i afrohen Botërorit të SHBA-ve, Kanadasë dhe Meksikës, duke mundur 3-1 Irlandën e Veriut në Lille. Super protagonist ishte Olise me një tripletë.

Në stadiumin “Pierre-Mauroy” Franca “shtypi” Irlandën e Veriut, duke e mbajtur në zonën e saj që në minutat e para. Mbappe shënoi, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje, pas shtyllës së goditur nga Tchouameni.

Në fundin e pjesës së parë zhbllokoi shifrat Olise, në qendër të zërave të merkatos si goditja 150 milionë euro që Florentino Perez kërkon t’i dhurojë Realit. Donley barazoi për irlandezët, por edhe goli i tij u anulua për një faull të mëparshëm të McConville ndaj Theo Hernandez.

Për 2-0 mendon sërish Olise në minutën e 49-të. Kelly shkurton diferencën më pas, por Olise duhet të kompletojë mbrëmjen spektakolare me tripletën e parë me fanellën e Francës. Ylli i Bajernit këtë herë godet me specialitetin e tij, të majtën me kthesë në shtyllën më të largët. Skuadra e Deschamps fiton kështu 3-1 dhe hipën me buzëqeshje në avionin që do ta çojë në kontinentin amerikan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme