Olmo “paralajëron” Cucurella-n: Gabove që zgjodhe Real-in, do të vuash përballë Yamal-it!

Spanjë | 5 muaj më parë

Me transferimin në Madrid, Marc Cucurella ka shtangur edhe shokët e tij më të ngushtë në kombëtare. Në një intervistë të dhënë për “Sport” fantazisti i Barçës ka treguar se lajmi i tgransferimit të mëngjërashit në “Bernabeu” e ka shtangur pasi deri në atë moment ish-lojtari i Chelsea-t kishte mbajtur të fshehur gjithçka.

“Askush nuk e priste. Marc mbajti gjithçka larg vëmendjes tonë. Si ndihem për faktin se u transferua te rivalët tanë kryesor? Nëse ai është i lumtur atëherë edhe unë jam i lumtur sepse është shoku im”, tha 28-vjeçari.

Mes të tjerash ai shpjegoi se ky vendim i 27-vhjeçarit për t;iu bashkuar Real-it do të ndikonte mjaftueshëm në karrierën e tij. “Tani Marc-ut i duhet që të vuajë në kampionat. Do të vuajë shumë përballë Yamal-it”, tha Olmo. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme