Onana i shokuar nga Junajtid për uljen e pagës, klubi e nxjerr në shitje për 30 mln euro

Angli | 2 vite më parë

Për Andre Onanën kohët kur konsiderohej si njëri prej portierëve më të mirë të Europës janë një kujtim i largët. Kamerunasi, i cili i kushtoi Junajtidit gati 50 milionë euro në verën e 2023-it, sot konsiderohet si një “barrë” për klubin, i cili ka vendosur që ta nxjerrë në shitje duke i vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh.

Në ditët e fundit “New York Times” ka bërë me dije se drejtuesit e Junajtid kanë vendosur për ti ulur rrogën 29-vjeçarit. Ky vendim i drejtuesve nuk është pritur mirë nga Onana, i cili është takuar me drejtorit sportiv, Dan Ashuorth, të cilit i ka komunikuar zhgënjimin e pësuar nga ky vendim i “Djajve të kuq”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme