Onana nuk bind, Manchester United nuk heq dorë nga Emiliano Martinez

Manchester United vazhdon të punojë për të siguruar shërbimet e një portieri dhe vetëm pak ditë para se të mbyllet merkato, “djajtë e kuq” kanë rivendosur kontaktet me Aston Villan në lidhje me Emiliano Martinez.
United ka humbur besimin te Onana, i cili ishte në stol për dy ndeshjet e fundit të Premier League dhe ishte në fushë në katastrofën e Kupës Carabao kundër Grimsby Toën, dhe e ka kuptuar se nuk mund ta ketë as te Bayindir, portieri turk që ishte titullar për tre ndeshjet e para të Premier League.
Manchester United ka zhvilluar diskutime të reja me klubin e Birminghamit dhe me agjentët e kampionit të botës argjentinas, i cili konsiderohet si një nga opsionet kryesore për forcimin e portës.
Martinez, një titullar i rregullt për Aston Villën dhe një figurë kyçe në fushatën e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, do të përfaqësonte me shumë përvojë dhe besueshmëri. Por transferimi nuk është i lehtë: Aston Villa nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë numrin një të tyre dhe shifra e ofruar është e ulët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




