Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

Të dielën, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse dilet pa marrëveshje për qeveri të re, ajo do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.
Ndër të tjera, presidentja e Kosovës ka theksuar se është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme.
“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë. Në qoftëse s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë në qoftëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica. Në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.
/rtsh.al./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




