“Pa ju në tribunë. Me ju në fushë”, Tirana njofton mungesën e tifozëve ndaj Vorës

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Tirana nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, duke pësuar dy humbje në transfertë në dy takimet e para që ka zhvilluar në kampionat. Këtë javë bardheblutë do të luajnë në shtëpi kundër Vorës, por në “Selman Stërmasi” nuk do të jenë të pranishëm tifozët sepse klubi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

“KF Tirana njofton të gjithë tifozërinë bardheblu dhe opinionin sportiv se, në zbatim të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, klubi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

Për rrjedhojë, ndeshja e ardhshme që KF Tirana do të zhvillojë në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium.

Na vjen keq që skuadra do të duhet t’i zhvillojë këto ndeshje pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të tifozërisë sonë, e cila ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e identitetit, historisë dhe forcës së KF Tiranës.

Pa ju në tribunë. Me ju në fushë”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme