Pagesa e faturave të ujit, UKT vendos pajisjet POS në të gjitha pikat e shërbimit
Qytetarët që paraqiten në pikat e shërbimit të klientit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë tashmë mund të kryejnë pagesat edhe me kartë bankare. Institucioni njofton se ka pajisur me sisteme POS të gjitha pikat e shërbimit ndaj klientit, duke lehtësuar procesin e pagesës së faturave dhe shërbimeve të tjera.
Sipas UKT-së, kjo nismë synon të reduktojë përdorimin e parave cash, të shkurtojë kohën e pritjes dhe të ofrojë më shumë komoditet për abonentët.
Pagesat mund të kryhen me kartat bankare të pranuara nga sistemi, në çdo pikë shërbimi të kompanisë.
Vendosja e pajisjeve POS është pjesë e përpjekjeve për dixhitalizimin e shërbimeve dhe modernizimin e marrëdhënies me klientët, duke ofruar alternativa më të shpejta dhe më të sigurta për kryerjen e pagesave.
Gazetar: H. Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




