Lushnje- Pak ditë më parë i vodhën bagëtitë, plagoset me armë 66-vjeçari, arrestohet autori
Një 66-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë (16 prill) me armë zjarri. Sipas burimeve, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri çifte në drejtim të Flamur Manes, teksa ky i fundit bënte roje brenda stanit të bagëtive.
Mane ka mbetur i plagosur në kokë nga saçmet dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes, e më pas nga aty, është nisur drejt spitalit të Tiranës. Ndërsa Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftim.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjes, ndërsa kujtojmë se tre ditë më parë, në stanin e Manes, u vodhën 4 krerë bagëti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




