“Paris-Roubaix 2025”/ Vetëdorëzohet personi që i hodhi shishen në fytyrë Van der Poel

E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të shëmtuar në garën e djeshme “Paris-Roubaix 2025” është dorëzuar në polici.
Personi, i cili i hodhi në fytyrë një shishe me ujë, atij që do të triumfonte në fund për të tretin vit radhazi, thuhet se është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe ka thënë se ishte një “moment çmendurie”.
Në fund të garës Van der Poel komentoi ngjartjen që ndodhi gati 33 kilometra nga fundi si mjaft të rëndë dhe kërkoi që të merreshin masa.

“Shishja ishte gjysmë plot dhe peshonte gati gjysmë kilogrami. Në momentin e incidentit mendova se më goditën me një gur. Duhet të marrin fund këto episode pasi gjatë garave njerëzzit në pështyjnë dhe na hedhin sende. Nuk vazhdohet kështu”, tha çiklisti holandez, i cili dje fitoi për herë të tretë radhazi kalsiken e njohur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




