Parku arkeologjik Antigone- Adrianopol, historia dhe asetet arkeologjike tërheqin vizitorë të shumtë

Nga më shumë se 20 turistë në javë po vizitohet parku arkeologjik Antigone-Adrianopojë gjatë kësaj stine të vitit . Në këtë sit arkeologjik nga viti në vit duket se ka një vazhdimësi të sezonit turistik për faktin se është shtuar interesi i turistëve jo vetëm të huaj por edhe i atyre vendas për ta vizituar.
Drejtuesit e Parkut arkeologjik Antigone-Adrianopojë, në projektet për vitin 2024 kanë përgatitjen e shtigjeve turistike , sinjalistikës në shqip edhe në anglisht si edhe përgatitjen e aktiviteteve të ndryshëm që synojnë zhvillimin e mëtejshëm turistik të zonës.
Si një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e lumit Drino, parku arkeologjik Antigone-Andrianopojë po i jep përparësi gjithë zonës së Lunxhërisë për tu vizituar nga turistët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




