Parma-Lecce 0-1, Ramadani: Tri pikë shumë të rëndësishme,  falenderojmë tifozët

Futboll Bota | 1 vit më parë

Mesfushori kuqezi i Lecces, Ylber Ramadani, foli për DAZN pas fitores 0-1 kundër Parmës.

Fitorja që duhej – “Tri pikët ishin shumë të rëndësishme për ne. Humbëm ndaj Cagliarit për shkak të gabimeve tona, por kundër Bologna-s meritonim më shumë. Sot meritonim të fitonim, luftuam dhe fituam duele. Duhet të jemi gjithmonë kështu dhe duam t’i falënderojmë tifozët tanë: 4,000 nga Lecce deri këtu është e pabesueshme”.

A është kjo Lecce e vërtetë? – “Kemi luajtur ndeshje të mira që nga fillimi. Na mungonte goli, por më në fund po vjen. Duhet të vazhdojmë kështu”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme