Partizani fiton aktin e parë me Egnatian, vendos Keko

Kupa e Shqipërisë | 2 vite më parë

Partizani ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 1-0 përballë Egnatias në “Arena Egnatia”, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një ndeshje e luftuar, me rrogozhinasit që krijuan një volum të madh loje, krijuan raste, por pa arritur të mposhtin portierin Alban Hoxha. Nga ana tjetër, të kuqtë shfrytëzuan në maksimum mundësinë e krijuar. Ishte Keko, i cili fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol në minutën e 85-të.

Trajneri Gega duket se ka dhënë efektin e duhur tek të kuqtë, pas fitores në kampionat kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm dhe në Kupë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme