Partizani zgjidh rebusin e drejtorit sportiv, sot pritet zyrtarizimi i Agim Ibraimit

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Për skuadrën e Partizanit e sotmja pritet të jetë një ditë e rëndësishme pasi pritet që të prezantohet drejtori i ri sportiv i klubit.

Burime pranë ekipit në fjalë kanë bërë me dije se i përzgjedhuri do të jetë Agim Ibraimi.

Partizani synon të forcojë strukturat drejtuese, ndërsa zgjedhja e Ibrahimit nuk është rastësore pasi ky i fundit është një njohës i mirë i kampionatit tonë.

Ish-futbollisti i njohur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin shqiptar gjatë karrierës së tij si futbollist ku ka milituar me fanellën e Kukësit dhe Dinamos.

Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Ibrahimi ka vijuar të jetë i angazhuar në futboll edhe në role drejtuese. Më herët, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te KF Tirana, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme në menaxhimin sportiv dhe ndërtimin e skuadrës.


TĂ« gjitha tĂ« drejtat e kĂ«tij materiali janĂ« pronĂ« ekskluzive dhe e patjetĂ«rsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “PĂ«r tĂ« drejtat e autorit dhe tĂ« drejtat e tjera tĂ« lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpĂ«rndarja, tjetĂ«rsimi etj, pa autorizimin e RTSH, nĂ« tĂ« kundĂ«rt çdo shkelĂ«s do mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si sipas nenit 179 tĂ« Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

TĂ« ngjashme