Pas 144 vitesh ndërtim, Sagrada Familia kurorëzon ëndrrën e Gaudit, Papa Leo XIV në Barcelonë për inaugurimin

Botë | 5 muaj më parë

Vënia e një kryqi në kullën qendrore të Jezu Krishtit shënon edhe inaugurimin përfundimtar të bazilikës Sagrada Familia në Barcelona. Pas 144 vitesh në proces ndërtimi, tashmë ajo ka rritur lartësinë në 172.5 metra, duke e bërë atë kishën katolike më të lartë në botë.

Në ceremoninë e parashikuar do të marrë pjesë Papa Leo XIV, i cili do të drejtojë edhe meshën solemne. Ati i Shenjtë mbërriti në Barcelonë në udhëtimin e tij apostolik në Spanjë dhe takimi i parë në publik u zhvillua në Katedralen e Kryqit të Shenjtë dhe Shën Eulalia, selia e kryepeshkopatës së Barcelonës.

Mijëra besimtarë që kishin mbushur sheshin e përshëndetën Papa Leon, ndërsa kambanat ranë në shenjë festimi dhe fjalimin Ati i Shenjtë e nisi katalanisht.

Kjo ditë shënon edhe 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudít, arkitektit vizionar të bazilikës, por edhe të shumë objekteve të tjera në Barcelonë.

Sagrada Familia është një simbol universal i fesë, artit dhe identitetit të Barcelonës, që çdo vit mirëpret mbi 5 milionë vizitorë nga mbarë bota, duke gjeneruar rreth 34 milionë euro të ardhura dhe duke mbetur një nga destinacionet kulturore e shpirtërore më të rëndësishme në Evropë.

Tempulli Sagrada Familia është një kryevepër e arkitektit katalanas Antonio Gaudí, i cili është frymëzuar nga tre libra për të konceptuar bazilikën: Libri i Natyrës, Libri i Shkrimit të Shenjtë dhe Libri i Liturgjisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme