Pas bllokimit të Instagramit, Turqia ndalon edhe lojërat online

Disa ditë më parë Instagram-i u bllokua në Turqi, pa dhënë një arsye konkrete për këtë vendim. Lajmin e bëri me dije Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit.
Megjithëse nuk pati një motiv për këtë ndalim, u aludua se rrjeti social u bllokua për shkak të censurimit të postimeve ngushëlluese për eliminimin e kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili gjeti vdekjen nga një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran të Iranit.
Por, rishtazi, Turqia ka bllokuar edhe aksesin në platformën e lojërave online Roblox. Autoritetet thanë se përmbajtja e platformës është e papërshtatshme dhe mund të sjellë abuzimin e fëmijëve.
“Vendi ynë e ka për detyrë të garantojë mbrojtjen e fëmiëve tanë. Përdorimi i teknologjisë në mënyrë negative nuk është asnjëherë i pranueshëm”, u shpreh Yilmaz Tunç, ministri i Drejtësisë në Turqi.
Ndaj Roblox ka nisur një hetim, i cili e çoi në rang global kufizimin e platformës. Ndërkohë, një zëdhënës i platformës u shpreh se Roblox do të bashkëpunojë me autoritetet turke dhe ka shpresa se shumë shpejt problemi do të zgjidhet.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




