Pas Busquets, edhe Jordi Alba njofton tërheqjen: Futbolli më ka dhënë gjithçka

Futboll Bota | 1 vit më parë

Një tjetër lojtar i Inter Miamit dhe ish-legjendë e Barcelonës ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Pas Sergio Busquets, është radha e Jordi Albës. Mbrojtësi spanjoll postoi një video lamtumire në profilet e tij në rrjetet sociale: “E mora këtë vendim me bindje dhe lumturi, sepse ndiej se kam ecur në këtë rrugë me gjithë pasionin që munda të mbledh”.

“Dhe tani, është koha të nis një rrugë të re. Futbolli më ka dhënë gjithçka. Faleminderit ekipeve, trajnerëve, shokëve të ekipit, stafit dhe rivalëve të mi. Faleminderit Atletico Centro Hospitalense, Cornellà, Nastic de Torregona, Valencia, Barcelona, ​​​​ekipi kombëtar spanjoll dhe Inter Miami. Ju më mësuat se fanella jo vetëm ndihet, por edhe jetohet. Faleminderit babait tim, familjes sime, faleminderit të gjithëve”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme