Pashka në Dropull – Rikthehet riti i “Djathit të njomë”, simbolizon mirësinë dhe lumturinë familjare

Kulturë | 2 vite më parë

Në Dropull po kultivojnë me rigorozitet ritet dhe traditat e javës së madhe të Pashkëve.

Natyrisht, dreka tradicionale e Pashkëve finalizon predikimin e traditës, duke simbolizuar mirësinë dhe lumturinë familjare.

“Në vitet e kaluara, Pashka gjithmonë festohej me mish të pjekur, me djathin e njomë që bënin prindërit tanë dhe vezët e kuqe, kulluret,” tregon amvisa Vasillo Qiriako.

Në familjet dropullite po ruhet akoma riti i “Djathit të njomë”, duke risjellë në kujtesë Pashkët e viteve 1950-’60, por edhe më parë.

“E shpërndanin djathin e njomë në të tëra familjet që ishin duke festuar. Ato mblidheshin lart në manastir dhe gëzonin me saze, me këngë, me bukë të mirë, me djathtë të njomë, me vezët e kuqe,” thotë znj. Qiriako.

Gjithsesi, një kontribut të veçantë për kultivimin e traditës në Dropull po japin edhe shoqatat kulturore që ushtrojnë aktivitet në këtë njësi vendore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme