Patos, protestohet kundër shkrirjes, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Fierin

Aktualitet | 2 muaj më parë

Banorë të Patosit dolën sërish në protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimit të saj me Fierin . Ata kërkojnë ruajtjen e identitetit të Patosit si “qyteti i naftëtarëve” dhe zhvillimin e konsultimeve me komunitetin  për reformën e re territoriale.

“Si ka mundësi që Patosi prishet? Dëgjesa bëhet në Fier. Çfarë bëhet me dëgjesat në Fier? Pse s’patën të flisnin këtu? Të na mbushnin mendjen neve se do të bëhet më mirë. Ne e dimë që Fieri, me njerëzit për fshatra, është s’ka ku të vejë më keq. Tani do të na marrin edhe ne dhe do të bëhet akoma më keq”,  tha një protestues.

“Po këtu u shkatërrua nafta për të hequr memorien politike dhe të drejtat e naftëtarëve. Po e heqim fare edhe bashkinë, po e çojnë në Fier”, tha një protestues tjetër.

Një nga argumentet kryesore lidhet me të ardhurat që gjenerohen nga industria e naftës, e cila prej dekadash është një nga aktivitetet kryesore ekonomike të zonës.

Projektligji për reformën administrativo-territoriale  synon të rishikojë organizimin e bashkive, me zvogëlimin e numrin nga 61 në 46,  mënyrën e financimit të tyre si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme