Peleshi me ambasadorin e Turqisë: Kontribut të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka pritur në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Tayyar Kağan Atay të cilin e falënderoi për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Teksa ka publikuar një foto nga takimi, Peleshi bën me dije se i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Atay për angazhimin e tij në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, duke vlerësuar rolin e tij në konsolidimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe miqësisë mes dy popujve.
“Kuvend | Mirënjohje Ambasadorit të Turqisë, Tayyar Kağan Atay, për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe miqësisë mes popujve tanë”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




