Pengmarrja e Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin, i dyshuari mohon lidhjen me ngjarjen

Aktualitet | 5 muaj më parë

Gjykata Penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengmarrjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Zyferi u arrestua nga Policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa ka dyshime se ai është rrëmbyer, është mbajtur peng dhe është vrarë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore, ka dyshime se 34-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është zhdukur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme