Për herë të parë pas shumë vitesh Interi me bilanc pozitiv, të ardhura rekord në Serie A

Arkat e Interit po përmirësohen: Bordi i Drejtorëve i klubit zikaltër miratoi buxhetin 2024/25, duke regjistruar fitimin e tyre të parë pas disa vite humbjesh (35.4 milionë euro) dhe një të ardhur rekord për Serie A, që arrin në 567 milionë euro.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Juventusi, i cili regjistroi 562 milionë euro në sezonin 2016/17.
Fushata mbresëlënëse evropiane dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube e kanë çuar klubin zikaltër drejt një rezultati financiar pozitiv, duke i siguruar atyre një bazë gjithnjë e më të fortë për planifikimin e së ardhmes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



