Përfshirja dhe diversiteti, Samit në Pogradec, synohet institucionalizim i përfshirjes qytetare
Në Pogradec u zhvillua samiti ndërkombëtar INTERFRAME – Rrjete Gjithëpërfshirëse për Përfaqësim Territorial dhe Angazhim Multikulturor, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Europian.
Kjo nismë ka për qëllim të fuqizojë pjesëmarrjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, grave, migrantëve, minoriteteve etnike dhe personave me aftësi të kufizuara, duke promovuar dialog ndërkulturor dhe angazhim qytetar.
Samiti solli së bashku përfaqësues nga Bashkia Pogradec, Komuna e Ferizajt, Bashkia e Bijelopoljes në Mal të Zi, si dhe partnerë nga Bullgaria, Kroacia dhe Greqia.
Ata ndanë përvojat e tyre mbi politikat sociale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian.
Pedagoge, Koordinatore e samitit marsida harremi u shpreh se, “Ka për qëllim bashkëkrijimin e mjeteve dhe politikave gjithëpërfshirëse në mënyrë që të institucionalizojë përfshirjen e qytetarëve aktive si dhe të promovojë difersitetin si një nga vlerat absolute të demokracisë europiane në institucione si bashkia, prefektura, qarku”
Zv/kryetare e Bashkisë Pogradec Entela Gusho theksoi se , “ Kemi vullnet që ta kthejmë qytetin tonë në një hapsirë që ccdo zë dëgjohet dhe vlerësohet”
Ndërsa Zv/kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë Mimoza Shuli u shpreh se, “Diversiteti kulturor dhe trashëgimia jonë janë pasuri që duhen të kthehen në ura bashkëpunimi. Respektimi i të drejtave të qytetarisë , barazia gjinore dhe mbrojtja e minoriteteve janëë standarde që dëshmojnë pjekurinë e institucioneve tona”
Në një kohëzgjatje dyvjeçare me partner kryesor Bashkinë Pogradec, do të synohet institucionalizimi i përfshirjes qytetare dhe barazisë në nivel lokal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




