Përfundojnë bisedimet Ukrainë-SHBA në Berlin, Kievi refuzon tërheqjen nga Donbasi

Botë | 11 muaj më parë

Bisedimet dypalëshe mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Berlin kanë përfunduar. Lajmi është njoftuar nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Takimet u zhvilluan në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ku ai do të takohet edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, kryetaren e Bundestagut Julia Klöckner, si dhe kancelarin Friedrich Merz.

Sipas një zyrtari të informuar mbi bisedimet, negociatorët amerikanë kanë kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut si kusht për bisedimet e paqes me Rusinë. Kievi ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se Donbasi mbetet pjesë e pandashme e Ukrainës.

Aktualisht, Moska kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe rreth 80% të Donetskut, sipas Institutit për Studimin e Luftës me seli në SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme