Përfundojnë punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, Karakaçi: Segmenti i parë, tashmë i aksesueshëm për qarkullimin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi këtë të premte (3 korrik) punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, një projekt që konsiderohet me rëndësi të veçantë në prag dhe gjatë sezonit turistik.
Gjatë inspektimit, Karakaçi u shpreh se projekti parashikon zgjerimin e rrugës deri në hyrje të Ksamilit, ndërsa faza e dytë përfshin ndërtimin e bypass-it pranë Urës së Butrintit, me synim lehtësimin e qarkullimit në një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit.
Sipas ministrit, segmenti i parë është tashmë i aksesueshëm për qarkullimin, ndërsa projekti përfshin edhe ndërtimin e një korsie të dedikuar për biçikletat. Ai theksoi se gjatë zbatimit të punimeve i është kushtuar vëmendje edhe aspektit mjedisor.
Karakaçi bëri të ditur se, pavarësisht sezonit veror, grupet e mirëmbajtjes po punojnë për të garantuar qarkullim sa më normal dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët e zonës.
Objektivi, sipas tij, është që sezoni i gushtit ta gjejë segmentin e përfunduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




