Përpjekjet për paqe në Ukrainë-I dërguari i Trump, Witkoff takohet me Vladimir Putin

Botë | 2 vite më parë

I dërguari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Steve Witkoff është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Televizioni shtetëror rus transmetoi të premten imazhe të Putinit duke përshëndetur Witkoff në bibliotekën presidenciale.

“Puna e mundimshme vazhdon. Natyrisht, Witkoff, si një përfaqësues special i Presidentit Trump, do t’i sjellë diçka nga presidenti i tij Putinit” u citua të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga agjencia ruse e lajmeve TASS pak para bisedimeve.

“Putini do ta dëgjojë atë. Biseda për aspekte të ndryshme të zgjidhjes së Ukrainës do të vazhdojë”, thuhet nga zyra e shtypit të Kremlinit.

Më herët, media shtetërore ruse publikoi pamjet e Ëitkoff dhe negociatorit ekonomik të Rusisë, Kirill Dmitriev, duke u larguar nga një hotel në Shën Petersburg.

Bisedimet për të siguruar një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë ngecur mes negociatave mbi kushtet për t’i dhënë fund konfliktit.

Në fund të marsit, Trump tha se ishte “shumë i zemëruar dhe i dëshpëruar” pasi Putin kritikoi besueshmërinë e udhëheqjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme