Përvetësuan fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë jep masa për 8 persona, 5 prej tyre punonjës të Bashkisë Tiranë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Prokuroria e Tiranës firmosi këtë të martë (9 dhjetor) masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Hetimet lidhen me shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit, pas tërmetit tragjik.

Organi i akuzës ka mbajtur në arrest në shtëpi dy ish drejtorë të emergjencave civile në kryeqytet si dhe për një ish specialist të Inspektoriatit të mbrojtjes të territorit.

Të hetuarit dyshohet se kanë hartuar preventivët e punimeve në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë kanë deklaruar se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme