Peshëngritje / Enkilejda Carja, Kampione Europe e trefishtë

Enkilejda Carja është Kampione e trefishtë në peshëngritje e moshës deri në 20 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, kjo në peshën deri në 63 kilogram, ndërsa Carja ka arritur të marrë tre medalje të arta.
Fillimisht ka realizuar 95 kilogram në stilin e shkëputjes. Më pas 96 kilogram dhe në provën e tretë 98 kilogram. Për rrjedhojë dhe dy rekorde europiane të moshës deri në 17 vjeç. Ndërkohë në stilin e shtytjes e nis me 113 kilogram. Vijon me 116 kilogram dhe e mbyll me 118 kilogram. Dhe tre rekorde të tjera europiane dhe e si e tillë edhe në dygarësh është e tillë me 216 kilogram.
Pra tre medalje të arta, teksa në vendin e dytë ishte ukrainesja Daderko, si dhe rusja Pavlovish. Si e tillë Enkilejda Carja ka shkëlqyer dhe tanimë peshëngritja shqiptare pret medalje nga Ertjan Kofsha. Gjithçka erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, sikurse do të vijë të dielën në mesditë dhe gara e Ertjan Kofshës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




