Peticioni për largimin e Mbappe nga Reali bëhet çështje botërore, mbledh 17 milionë firma

Bëhet gjithmonë e më e nxehtë toka rreth sulmuesit francez të Real Madrid, Kylian Mbappe. Sjellja e tij e ditëve të fundit ka shkaktuar pakënaqësi të thellë në skuadër dhe në radhët e tifozëve, të cilët kanë reaguar me mënyrën e tyre.
Tifozët madrilenë kanë lançuar një peticion, të inatosur pas lajmit të pushimeve në Sardenjë nga sulmuesi. Objektivi i tyre ishte që peticioni të arrinte në 200 mijë firma, por tashmë i ka kaluar 17 milionë firma.
Në peticion shkruhet: “Tifozë të Real Madrid, ngriheni zërin. Nëse besoni se është i nevojshëm një ndryshim, mos qëndroni në heshtje. Firmoseni këtë peticion dhe mbroni atë që mendoni se është e mirë për të ardhmen e klubit”.
Klima te Real Madrid është shumë e ndezur ditët e fundit. Pas shpullës së Rydiger ndaj Carreras, ka pasur një zënkë edhe mes Valverde dhe Tchouameni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




