Petrocub-Egnatia, në RTSH1 dhe RTSH Sport

UEFA Champions League | 4 muaj më parë

Egnatia nis ëndrrën europiane. Kampionët e Shqipërisë zbresin në fushë në Moldavi përballë Petrocub, në takimin e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Champions League, një sfidë që transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, duke filluar nga ora 19:00(RTSH 1 dhe RTSH Sport).

Pas tre titujve kampion radhazi, skuadra rrogozhinase synon të hedhë hapin e parë drejt një rrugëtimi historik në arenën europiane. Kjo përballje ka një peshë të madhe, pasi një kualifikim do t’i siguronte Egnatias jo vetëm vazhdimësinë në Champions League, por edhe një rrugë më të favorshme drejt objektivit final, paraqitjen në Conference League.

Sa i përket formacionit të mundshëm, Nevil Dede i ka të qartë idetë e tij dhe pritet ta nisë me skemën 4-4-2. Në portë Dajsinani. Sota, Xhemajli, Bitri dhe Jago formojnë mbrojtjen, ndërsa Aleksi, Fernando, Albanese dhe Loukili janë katër lojtarët që do të japin garanci në mesfushë.

Ndërsa në sulm dyshja pritet të përbëhet nga Gruda dhe Bakajako.Për Egnatian, këto janë vetëm 90 minutat e para të një sfide me vlerë të madhe.

Një rezultat pozitiv në Moldavi do t’i jepte kampionëve shqiptarë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në “Arena Egnatia”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme