Pickimet nga insektet, gjatë verës raste të përditshme në urgjencën e Gjirokastrës

Aktualitet | 4 muaj më parë

Favorizuar nga temperaturat e larta insektet bëhen më aktivë duke shënuar kështu gjatë stinës së verës edhe një numër më të lartë të personave të pickuar prej tyre. Shefja e urgjencës së spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, Jona Leka, nisur edhe nga rastet e paraqitura për ndihmë, apelon për më tepër kujdes veçanërisht për ata që paraqesin reaksione alergjike.

“Numri i rasteve që paraqiten në spital me pickim nga insektet është edhe më i lartë sesa në fazat e tjera të vitit, pasi dhe rritja e temperaturave shoqërohet me një rritje të numrit të insekteve që mund të shkaktojnë pickime edhe problematika shëndetësore. Reaksionet alergjike të ardhura nga kjo lloj problematike janë të shpeshta, kështu që do ishte me rëndësi ruajtja, sidomos në ambientet e gjelbra, ruajtje e lëkurës me spraj specifik që limitojnë afrimin e insekteve”, u shpreh Leka.

Një tjetër problematikë që lidhet me këtë stinë është edhe infeksionet e lëkurës që vijnë nga frekuentimi i plazheve e pishinave, por edhe qëndrimi i gjatë në diell.

“Subjektet alergjikë të jenë të kujdesshëm në ekspozimin në ambientet e gjelbra, të marrin mjekimin e përshtatshëm sipas mjekut alergolog në qoftë se ata kanë prirje për të patur reaksione alergjike dhe sidomos te fëmijët. Duhet patur edhe më kujdes pasi reagimi mund të jetë edhe më i fortë se një rritur”, tha ajo.

Në të dyja rastet mjekët rekomandojnë marrjen e trajtimit te specialistët, pavarësisht ndihmës së parë që ofrohet nga bluzat e bardha të shërbimit 24 orësh.

Gazetar: Y.Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme