Plagosi katër persona në një shkollë të SHBA-së, arrestohet autori i sulmit

Botë | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Dallasit në Teksas, ku një incident me armë zjarri brenda ambienteve të një shkolle të mesme ka lënë të plagosur katër studentë.

Mediat amerikane raportojnë se në prill të vitit 2024, në të njëjtën shkollë ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku një nxënës mbeti i plagosur në këmbë teksa ishte në klasë.

Katër studentë janë plagosur nga një bashkëmoshatar qw ka goditur me armë zjarri brenda ambienteve të shkollës së mesme Wilmer-Hutchins, rreth 10 milje në juglindje të qendrës së Dallasit, të SHBA-së.

Raportet e CBS News dhe FOX News tregojnë se një student dyshohet të ketë hapur zjarr ndaj një nxënësi tjetër, duke shkaktuar kaos dhe panik masiv në mesin e të rinjve që ndodheshin në ndërtesë.

Sipas autoriteteve, katër nga studentët u plagosën nga arma, të cilët i përkasin moshës 15 deri në 18 vjeç, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë serioze.

Distrikti shkollor tha në një deklaratë të martën mbrëma se një i dyshuar u kap brenda disa orësh nga të shtënat, por nuk dha detaje rreth personit ose nuk tha nëse ata ishin arrestuar

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur dhuna me armë në ambientet shkollore në SHBA është bërë një shqetësim i përsëritur, duke ngritur sërish pyetje për sigurinë nëpër shkolla, masat parandaluese dhe politikat e kontrollit të armëve.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë siguruar prindërit se situata është nën kontroll, ndërkohë që pritet një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje rreth incidentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme