Plan strategjik për një Real Madrid galaktik, Perez gati t’u shesë kuota dy kolosëve botërorë

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po përgatitet për ndryshimin e madh. Ai është në bisedime me Arnault dhe Sixth Street për t’u dhënë kuota në klub, me qëllimin për të mbrojtur “Shtëpinë e bardhë”.

Florentino Perez synon të thurë një “rrjetë” diplomatike financiare për të “blinduar” të ardhmen e Real Madrid kundër superfuqisë ekonomike të “klubeve-shtet”. Ideja është për një manovër elite: të evitohet kuotimi në bursë për të synuar në anën tjetër shitjen e një kuote minorance, 5-10%, për partnerë strategjikë.

Me një vlerësim total që kap shifrën 10 miliardë euro, klubi synon të arkëtojë një thesar deri në 1 miliard euro, duke u angazhuar në bisedime me kolosin amerikan Sixth Street dhe mbretin e mallarave të luksit, Bernard Arnault.

Një lëvizje që do t’i mundësonte Realit të qëndrojë kompetitiv në nivelet më të larta, duke ruajtur gjithsesi modelin e tij historik të shoqatës dhe pavarësisë sportive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme