Play-off-i i Botërorit/ Gattuso zgjedh formacionin, Italia pret Irlandën e Veriut në Bergamo

Italia nuk mund të mungojë sërish në Botëror. Duhet ta sigurojë një biletë nëpërmjet Play-off-it dhe sot pret Irlandën e Veriut në Bergamo. Trajneri Gattuso ka dje orientimet e fundit para kësaj sfide dhe ka vendosur për formacionin.
Trajneri italian ka menduar për një rreshtim 3-5-2, që fillon me portierin Donnarumma. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Mancini, Bastoni dhe Calafiori.
Në mesfushë pritet të aktivizohen Politano dhe Dimarco nga krahët, kurse në qendër Barella, Locatelli dhe Tonali. Dyshja e sulmit u është besuar Retegui dhe Kean.
Më shumë se për organizimin e skuadrës, trajneri Gattuso ka punuar për motivimin e saj. Ai e ka të qartë se çfarë duhet të bëjnë të tijtë ndaj një kundërshtari fizik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




