Play-off NBA/ Cleveland shtang Detroit dhe fluturon në finalet e Konferencës së Lindjes

Cleveland kanë dhuruar surprizën e radhës në play-off NBA duke mundur ekipin e Detroit në finalen e shtatë me shifrat 125-94, në takimin që vlente një biletë në finalet e Konferencës së Lindjes.
Në këtë duel Cleveland, e cila përballej me ekipin që dominoi konferencën gjatë sezonit të rregullt, arriti që të dërgonte plot katër lojtarë me mbi 20 pikë.
Donovan Mitchell (26 pikë dhe 8 asist), Jarrett Allen (23 pikë dhe 7 topa në tabelë), Evan Mobley (21 pikë, 12 topa në tabelë, 6 asist) dhe Sam Merrill (23 pikë) eklipsuan Cade Cunningham, i cili është lideri i padiskutueshëm i ekipit. Ndeshjen e fundit ai e mbylli me vetëm 13 pikë dhe 5 asist. Detroit nuk mundi që të kthehej në finalet e konferencës, të cilat mungojnë prej 2008-ës, edhe për shkak të paraqitjes së dobët të Jalen Duren, autor i 7 pikëve dhe 9 topave në tabelë. Për Cavs pengesa e radhës janë Knicks. Ekipi nga Cleveland rikthehet në finalet e konferencës ku për herë të fundit ishin në 2018-ën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




