Playoff NBA, Indiana bën surprizën duke eliminuar Miluokin

Basketboll | 3 vite më parë

Seria e ndeshjeve mes Miluokit (përfundoi sezonin e rregullt në vendin e tretë) dhe Indianas (përfundoi sezonin e rregullt në vendin e gjashtë) ka përfunduar me surpriza.

Seria është ndalur në takimin e 6-të me fitoren e katërt të ekipit të Pacers, të cilët arritën që të neutralizonin Ianis Antetokounmpon ndërsa Damian Lilard (28 pikë dhe 4 asist) i vetëm nuk mjaftoi për të barazuar në 3-3.

Për ekipin nga Indianapolis shkëlqyen T.J. MeKonell (20 pikë dhe 9 asist) dhe Obi Topin (21 pikë dhe 8 topa në tabelë) ndërsa i rëndësishëm ishte edhe kontributi nga pankina, e cila u shtoi plot 50 pikë.

Ndeshjet

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS (Ndeshja 6) 115-118 (2-4)

INDIANA PACERS-MILWAUKEE BUCKS (Ndeshja 6) 120-98 (4-2)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme