Po shkëlqen në Botëror, Bayerni zyrtarizon sulmuesin e ri

Futboll Bota | 4 muaj më parë

Tashmë është zyrtare: Ismael Saibari është një lojtar i Bayernit të Mynihut. Ylli i Marokut (3 gola në Botëror) ka firmosur deri në vitin 2031 me gjigantët gjermanë. Ky operacion ka kushtuar rreth 55 milionë euro.

“Bayerni i Mynihut ka nënshkruar me Ismael Saibarin nga PSV Eindhoven. Sulmuesi është aktualisht në detyrë me ekipin kombëtar maroken në Kupën e Botës që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Pas turneut, ai do të largohet nga kampionët holandezë për te Bayerni i Mynihut. Saibari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031 dhe do të veshë fanellën me numrin 34.”

Kjo ishte deklarata e kampionëve gjermanë që njoftonte mbërritjen e një sulmuesi të ri për Vincent Kompany.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme