Pogradeci çel sezonin turistik, operatorët gati për një verë të suksesshme
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me aktivitete festive, muzikë, panaire dhe sporte që sollën gjallëri në qytet. Pritet një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve këtë verë, falë promovimit dhe interesit në rritje për qytetin. Ndërkohë Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit, duke garantuar siguri, pastërti dhe shërbime cilësore për vizitorët.
“Kemi filluar që nga fillimi i vitit për këtë sezon veror, besoj që të gjithë qytetarët që do të vijnë, shqiptarë apo të huaj, këtu do të gjejnë një ambient shumë të dashur dhe do të ndihen si në shtëpinë e tyre”, ta kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli.
Operatorët turistikë në Pogradec janë të angazhuar për të ofruar një sezon të suksesshëm, me akomodim cilësor, kuzhinë tradicionale dhe shërbime të përshtatura për çdo vizitor.
“I kemi marrë të gjitha masat, jemi në pritje të vizitorëve. Deri tani kemi patur goxha rezervime”, u shpreh një operator turistik.
“Pritshmëritë janë të larta, interesi ka qenë i lartë si nga vendas edhe të huaj”, tha një tjetër.
Falë natyrës së mrekullueshme, atmosferës relaksuese dhe ofertës turistike të larmishme, Pogradeci mbetet një nga destinacionet më tërheqëse të juglindjes shqiptare.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




