Polemika dhe gjobë 1 mln € për “Spotify Camp Nou”, 79 punëtorë nga Turqia kanë punuar në të zezë

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion.
Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk. Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.
Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




