Polemikat pa fund/ Brahim Diaz gaboi qëllimisht, kishte akord mes kapitenëve Mane e Hakimi

Gati një javë pas finales së çmendur të Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut, polemikat dhe akuzat nuk kanë përfunduar. Teksa pritet dënimi për Senegalin kampion, sepse braktisi fushën, shtohen dyshimet për penalltinë e humbur nga Brahim Diaz në shtesën e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 0-0.
“E kam zemrën të thyer, kërkoj ndjesë, do të përpiqem ta shlyej gabimin”, – ka thënë ish-lojtari i Milanit ditën pas finales, por në rrjetet sociale janë të shumtë ata që besojnë se lojtari gaboi qëllimisht.

Provat, gjithmonë sipas diskutimeve në rrjetet sociale, janë disa video që qarkullojnë dhe që tregojnë se kishte një akord mes kapitenëve të dy skuadrave, Sadio Mane dh Achraf Hakimi. Ata donin të administronin sa më mirë situatën, pas tensionit që shkaktoi në fushë dhe në shkallët e stadiumit akordimi i penalltisë në favor të Marokut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




