Policia e Krujës godet aktivitetin e paligjshëm të basteve, arrestohen 2 persona! Një tjetër nën hetim

Aktualitet | 7 muaj më parë

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Game Over 3”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim pas një operacioni të policisë së Krujës në disa lokale në vend.

Gjithashtu u sekuestruan 3 celularë ku u gjetën faqe dhe adresa website që shërbenin për vënien e basteve sportive.

“Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 3”. 

Organizonin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, në disa lokale në Krujë, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet një tjetër shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. B., 34 vjeç dhe D. H., 24 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. S., 39 vjeç, të tre banues në Krujë.

Në celularët e 3 shtetasve të lartëpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.    

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme