Pollozhani largohet nga Flamurtari, drejtori i ri sportiv pritet të jetë Abilaliaj

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Ndryshime në strukturat drejtuese të Flamurtarit. Artim Pollozhani nuk është më drejtori sportiv i klubit vlonjat. Nga dje strugani ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin bregdetar, që synon të forcohet në merkato për të mbijetuar në Abissnet Superiore.

Edhe pse vlonjatët kanë shpenzuar shumë në verë, në gjysmën e parë të sezonit kanë qenë shumë larg pritshmërive dhe rrezikojnë seriozisht të kthehen në Kategorinë e Parë. Trajneri Françesko Moriero pret afrime cilësore në merkaton e dimrit, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje në hyrje.

Ndoshta kjo vonesë ka pasur të bëjë me ndryshimin e drejtorit sportiv. Vendin e Pollozhanit pritet ta marrë Arbër Abilaliaj, i cili këtë detyrë e ka mbajtur te Partizani. Nëse rikthimi i vlonjatit si drejtues te Flamurtari do të konkretizohet, pastaj do të mësohen edhe përforcimet në merkato.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme