Poloni, çmontohet bomba 5 tonëshe e Luftës së II Botërore

Botë | 6 vite më parë

Qindra banorë u evakuuan të hënën në Poloni, ndërsa zhytësit ushtarakë polakë filluan një operacion delikat për të çmontuar një bombë masive të Luftës së Dytë Botërore në një kanal afër Detit Baltik. Pajisja prej pesë tonësh – me nofkën “Tallboy” dhe e njohur gjithashtu si një “bombë tërmeti” – u hodh  në këtë vend nga Forcat Ajrore Mbretërore në një sulm ndaj një anijeje luftarake naziste në 1945.

Bomba”Tallboy” është bomba më e madhe e zbuluar ndonjëherë që është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte montuar në Kanalin Piast dhe tashmë pas dhjetëra vitesh u zbulua, por shpërtheu gjatë çmontimit nën ujë. Ajo u zbulua vitin e kaluar gjatë pastrimit pranë qytetit port të Sëinoujscie, një pjesë e Gjermanisë – larg veriperëndimit të Polonisë. Marina njoftoi në faqen e saj në Facebook se operacioni kishte filluar dhe se ishte planifikuar të zgjatej deri të Premten, në varësi të motit.

750 banorë u evakuan nga zona pasi shpërthimi ishte i fuqishëm edhe pse pa dëme. Kjo bombë ishte hedhur nga britanikët me qëllim për të shkatërruar objektet e kontrolluara nga nazistët e Gjermanisë, por ra në ujë dhe për vite qëndroi aty derisa u krye ky shpërthim i kontrolluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme