“Porti i Durrësit, nyja kryesore e turizmit”, Rama: 726 mijë udhëtarë përmes Durrësit në 2025

Uncategorized | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se gjatë periudhës janar–nëntor 2025 përmes Portit të Durrësit kanë udhëtuar 726.824 pasagjerë, duke konfirmuar rolin e tij si pika kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thekson se ky fluks përbën një rekord pasagjerësh për vitin që lamë pas, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 922 lundrime tragetesh.

Sipas tij, këto shifra dëshmojnë rëndësinë e Portit të Durrësit si një nyjë kyçe për turizmin dhe lëvizjen ndërkufitare.

“Një rekord pasagjerësh në Portin e Durrësit për vitin që lamë pas, me 726.824 udhëtarë dhe 922 lundrime tragetesh, duke konfirmuar edhe një herë rolin e Portit të Durrësit si një nyjë kyçe për turizmin dhe lëvizjen ndërkufitare”, shkroi Rama.

Porti i Durrësit mbetet nyja kryesore detare për lidhjen e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, rritjen e lëvizshërisë së qytetarëve dhe forcimin e transportit detar ndërkombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme