Portierët vendimtarë, mbyllet në barazim pa gola derbi i Torinos

Derbi i 184-të i Torinos përfundon me barazim. Në javën e 11-të të Serie A, Juventusi dhe Torino nuk shkojnë më shumë se një barazim 0-0 dhe po ngjiten ngadalë në tabelë, me përkatësisht 19 dhe 14 pikë.
Në stadiumin Allianz, bardhezinjtë dominuan posedimin e topit në pjesën e parë, duke shtyrë përpara dhe duke kontrolluar lojën, por duke dështuar të depërtonin në bunkerin e Baronit.
Në pjesën e dytë, skuadra granata ndryshoi qasjen dhe, me më shumë hapësirë në dispozicion, loja u hap dhe portierët dolën në qendër të vëmendjes. Nga njëra anë, Di Gregorio vulosi portën për Adams, ndërsa nga ana tjetër, Paleari u përgjigj si duhet në gjuajtjet e David, McKennie dhe Yildiz.
Ardian Ismajli luajti si titullar për Torinon, ndërsa Asllani u fut në fillimin e pjesës së dytë. edhe Zhegrova zbriti në fushë në minutën e 64-t me fanellën e Juventusit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




